You are here
Home > Kombëtarja U-19 > Trajneri i Shqipërisë e zbulon, Dede: Jemi këtu për talentet e marra nga Anglia!

Trajneri i Shqipërisë e zbulon, Dede: Jemi këtu për talentet e marra nga Anglia!

Në kampin kuqezi puna vazhdon, këtë herë për Shqipërinë U-19, teksa kombëtarja e vogël ka nisur një fazë përgatitore. Kjo zhvillohet në qytetin e Durrësit tek kompleksi Tropikal, aty ku trajneri Nevil Dede po sheh elementë të rinj që mund të jenë e ardhmja edhe e Shqipërisë A.

Ditën e sotme ai ka dhënë edhe një intervistë, e cila është publikuar në faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit. Sipas trajnerit të Shqipërisë U-19, është shprehur se kjo ështē një mundësi e mirë për të vëzhguar disa lojtarë cilësor. Gjithashtu Dede theksoi se tek 19-vjeçarët kuqezinj janë afruar nga Anglia që edhe pse kanë lindur atje, kanë vendosur të bashkohen me Kombëtaren tonë.

“Do mundohemi të vëzhgojmë çdo lojtarë në shtetet e Europës. Një nga arsyjet kryesore të këtij grumbullimi janë disa lojtarë të ardhur nga Anglia, shqiptarë që kanë lindur atje. Shpresojmë të marrim më të mirët që do të vlejnë për prespektivën e ekipit Kombëtar në të ardhmen. Do seleksionojmë çdo element dhe do të jetë në vëmendjen tonë maksimale. Deri në muajin mars, do të mundohemi të kompletohemi plotësisht”, u shpreh trajneri i Shqipërise U-19, Nevil Dede./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top