You are here
Home > Kombëtarja > Trajneri i Parmës kthen nga rruga Dërmakun: E meriton të luajë shansin në Seria A!

Trajneri i Parmës kthen nga rruga Dërmakun: E meriton të luajë shansin në Seria A!

Sa shumë që ishte përfolur për largimin nga Parma në formë huazimi të Kastriot Dërmakut në Serinë B. Megjithëse erdhi vetëm në merkaton e verës, mediat italiane raportuan se hapësirat ishin inekzistente për mbrojtësin shqiptar.

Fillimisht u raportua për interesimin e Salernitanës, ndërsa edhe dy skuadra të tjera dolën në skenë nga Serie B. Por do të ishte vetë trajneri i Parmës, Roberto D’Avers, që zbulon gjithë situatën e Dërmakut dhe mënyrën sesi do të procedohet në të ardhmen:

“Unë mund t’ju jap një shembull shumë praktik. Një lojtar si Dërmaku mund të largohej për të luajtur, por ai e ka të merituar qëndrimin këtu, për të provuar shanset e tij në Serinë A”, ka thënë D’Avers, për t’i dhënë përfundimisht mbylljen kësaj historie. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top