You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Trajneri i Kosovës U-21 për “Shqiperia.ch”: Nuk i doja kuqezinjtë në short, vetëm një ndeshje futbolli

Trajneri i Kosovës U-21 për “Shqiperia.ch”: Nuk i doja kuqezinjtë në short, vetëm një ndeshje futbolli

Kosova U-21 ndodhet në të njëjtën grup me Shqipërinë, në kualifikueset e Europianit që zhvillohet për të rinjtë.

Për herë të parë në rrugë dhe në ndeshje zyrtare, dardanët do të përballen me kuqezinjtë. Trajneri i Kosovës U-21, Rafet Prekazi, në një intervistë për “Shqiperia.ch”, ka komentuar edhe përballjen e veçantë.

Ai është shprehur se nuk e dëshironte një përballje të tillë kundër kuqezinjve, megjithatë duhet të kuptohet fakti se është vetëm një ndeshje futbolli, ku fiton ekipi me më pak gabime dhe me më shumë fat.

“Grupi i fort. Mendoj se do të jetë mjaft interesant në përgjithësi. Personalisht nuk kam pasur dëshirë që të kishim Shqipërinë në grup, por ne kaluam nga vazo e 6 në të 4. Kështu ishte e mundur dhe një gjë e tillë. Me kuqezinjtë është vetëm një ndeshje futbolli, asgjë më shumë. E përsëris këtë gjë, vetëm një ndeshje futbolli. Do të fitojë ai që do të jetë më mirë e do të ketë më shumë fat”, u shpreh Prekazi. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top