You are here
Home > Kombëtarja > Torinos nuk i intereson më Ajeti, një muaj kohë për të gjetur ekip

Torinos nuk i intereson më Ajeti, një muaj kohë për të gjetur ekip

Arlind Ajeti ka një muaj kohë që të gjejë një ekip të ri. Sipas mediave italiane pranë klubit të Torinos, trajneri Valter Maxarri nuk e llogarit mbrojtësin shqiptar për sezonin e ardhshëm dhe atij i është bërë e ditur se duhet të gjejë një sistemim të ri.

Ajeti kthehet nga huazimi te Krotone, ku nuk është ushtruar e drejta për të blerë kartonin e tij, aq më shumë për faktin se kishte humbur vendin mes titullarëve nën drejtimin e Zengës. Atij i është komunikuar nga klubi i Torinos se nuk bën pjesë në planet e të ardhmes dhe ka rreth 30 ditë kohë që të sigurojë vazhdimësinë e karrierës, para se të detyrojë klubin ta deklarojë publikisht jashtë grupit.

Klubi shpreson që të marrë një shifër pak më të ulët se 1 milion euro për mbrojtësin shqiptar i cili ka edhe një vit të mbetur në marrëveshjen e tij me torinezët. Nëse nuk ia del brenda muajit të ardhshëm, lojtari do të deklarohet jashtë grupit dhe do të përfundojë duke u stërvitur i vetëm dhe duke ulur shanset reale për shitjen e tij. /vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top