You are here
Home > Futboll Bota > Topin e quan katastrofë, Ançeloti flet hapur: Kur është Hysaj në fushë, sulmojmë nga krahu tjetër

Topin e quan katastrofë, Ançeloti flet hapur: Kur është Hysaj në fushë, sulmojmë nga krahu tjetër

Napoli ka fituar me rezultatin 3-1 në transfertë kundër Zurichit, në takimin e vlefshëm për “Europa League”. Një hap i rëndësishëm është hedhur për kualifikimin për më tej, ndërsa duket vetëm formale edhe përballja e dytë mes këtyre dy skuadrave, për të nxjerr si të kualifikuar italianët.

Faktikisht fusha e tregoi më së miri diferencën që gjendej mes tyre, ndërsa Ançeloti është parë i lumtur pas përfundimit të takimit. Në një intervistë për “Sky Sport”, trajneri i Napolit ka folur edhe për topin që përdoret në këtë kompeticion, duke e quajtur si katastrof%.

Asnjë minutë për Elseid Hysajn përballë Zurich, ndërsa për herë të parë, Ançeloti ka folur hapur edhe mbi këtë çështje, duke vënë theksin në faktin se shkodrani e bën lojën sulmuese të jetë më e ngadaltë në krahasim me francezin Malkuit.

“Debutimi në “Europa League”? Epo mirë, Europa është gjithmonë një gjë e veçantë(qesh). Rezultati ishte i mirë. Topi i “Europa League” është katastrofë nga ana tjetër, nuk kemi pse të fshihemi. E di që e ka thënë edhe Sari. Me të shkon keq mënyra e trajektores që merr.

Kur ne luajmë me Hysajn, e mbajmë topin shumë më prapa. Me Malkuit përpiqemi të shfrytëzojmë superfuqinë e tij fizike, ndërsa kur është Hysaj, shtyjmë përpara vetëm nga krahu i majtë”, u shpreh Ançeloti. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top