You are here
Home > Kombëtarja U-21 > Topi në shtyllë dhe dobësimi që na bëri FIFA, Bushi ka pengje nga ndeshja me Spanjën

Topi në shtyllë dhe dobësimi që na bëri FIFA, Bushi ka pengje nga ndeshja me Spanjën

Shqipëria U-21 zhvilloi një ndeshje dinjitoze ndaj Spanjë U-21, duke mbajtur ekulibirat e lojës për 84 minuta, por duke u dorëzuar në fund. Mir do të gjente golin e avantazhit, nga një top i devijuar dhe që shkoi ngjitur me shtyllën.

Trajneri i Shpresave, Alban Bushi, ka një peng të vetëm në këtë takim, pikërisht në rastin e golit të pësuar. Nëse ai top do të ndalej në shtyllë, atëherë kuqezinjtë do të dilnin me një pikë nga “Selman Stërmasi”.

“ Atëherë nuk mund të flas e të shprehem për çështjen e fatit. Dihej që në fillim se kundërshtari do të mbante lojën. Nëse topi do të shkonte në shtyllë, atëherë do të ishim barazim. Kemi luajtur më mirë sesa në ndeshjen e parë ndaj Spanjës. Por lodhja ndikoi shumë. Ademin e kisha projektuar në formacion, por nuk na erdhi leja nga FIFA”, u shpreh Busha. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top