Tifozi serb me biçikletë drejt Shqipërisë për sfidën Skenderbeu-Partizani

Dragan Sibaliç është njëri nga tifozët e zjarrtë të Parzitanit të Beogradit, i cili është prezent në stadium në çdo ndeshje.

Sibaliç transfertat e Partizanit i ndjekë me biçikletë, ndërsat të njejtë ka thënë që do ta bëjë edhe në ndeshjen me Skenderbeun që do të zhvillohet në Elbasan në kuadër të Liga Evropës.

Sibaliç u nis ditën e martë nga vendlindja e tij, Kraljeva për t’u ndalur në qytezën Rtanj, ku Partizani zhvilloi këtë të mërkurë ndeshjen për kupës e Serbisë dhe e fitoi atë 3-0.

Më pas, skuadra me autobus dhe Sibaliç me biçikletë do të udhëtojnë më në jug, ku të dielën luhet ndeshja e kampionatit me Radnik.

Pas kësaj ndeshje, Dragan do të kalojë në Vranje, për të hyrë më pas në Maqedoni përmes Kumanovës, e për të ndjekur itinerarin drejt Tetovës, Ohrit, të kalojë Qafë-Thanën dhe të mbërrijë në Elbasan për ndeshjen që luhet më 19 tetor.

Dragan thotë se edhe kthimin do ta bëjë me biçikletë dhe nëse kjo realizohet, atëherë në total ai do të përshkojë plot 1600 kilometra mbi dy rrota, një shifër 10 herë më pak se rruga e përshkuar për katër muaj nga ai mespërmes Azisë për të mbërritur në Japoni.

About the author

GALERIA