You are here
Home > Kryefaqja > Tifozët shqiptarë treguan veten, lojtarët e Feronikelit ndihen të turpëruar përpara Milanit

Tifozët shqiptarë treguan veten, lojtarët e Feronikelit ndihen të turpëruar përpara Milanit

Një dështim i nivelit më të lartë ishte organizimi i takimit mes Milanit dhe Feronikelit. Sigurisht, më shumë se e vështirë është bindja e një klubi të tillë që të vinte në trevën shqiptare. Ideja ishte e thjeshtë: “Vendosim çmime të kripura, interesi është shumë i lartë dhe stadiumi do të mbushet gjithsesi”.

Por tifozët shqiptarë e treguan veten e tyre, se askush nuk mund të tallet me ta. Milani vjen në Kosovë? Entuziazmi ishte i jashtëzakonshëm, aqsa një numër i madh i tifozëve e pritën përpara hotelit dhe i ofruan gjithë dashurinë e tyre.

Kur lojtarët u futën në stadium, as gjysma e kapacitetit nuk ishte i mbushur. Çfarë kishte ndodhur? E thjeshtë, askush nuk mund të luante në këtë mënyrë të ulët. Një ndjenjë jo e mirë edhe për miqtë që u ishte premtuar për një atmosferë shumë herë më të mirë, ndërsa edhe vetë lojtarët e Feronikelit u ndien disi të turpëruar. Këtë e ka pranuar edhe sulmuesi Astrit Fazliu për gazetën “Zëri”, por pa fajësuar direkt organizatorët:

“Them të drejtën, është dukur si një ndeshje miqësore e skuadrave kosovare, nuk po them as ndeshje kampionale, pasi në kampionat ka më shumë shikues sesa në atë ndeshje.

Nuk dua të hyj në detaje nëse ka qenë biletat ose jo, edhe pse mendoj se një pjesë e madhe ka qenë çmimi i lartë, por ajo që them është se ajo ndeshje ka merituar shumë më shumë tifozë. Unë personalisht nuk e kam diskutuar me asnjë lojtar të Milanit atë situatë. Nuk kam komunikuar me ta gjatë ndeshjes për atë situatë, por sigurisht që edhe ata nuk e kanë pëlqyer që stadiumi të jetë i tillë”, tha Fazliu. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top