You are here
Home > Futboll Bota > Tifozët e Liverpulit veshin fanellën e Brigtonit, shpërthejnë pasi e pëson Manchester City

Tifozët e Liverpulit veshin fanellën e Brigtonit, shpërthejnë pasi e pëson Manchester City

Emocione të jashtëzakonshme janë ato që na vijnë nga Anglia, teksa Liverpuli dhe Manchester City po diskutojnë titullin në ndeshjen e fundit. Fatkeqësisht nuk kemi një përballje direkte mes këtyre ekipeve, për të diskutuar fituesin e vërtetë të gjithë sezonit.

Ashtu siç edhe pritej, Liverpuli ka kaluar i pari në avantazh ndaj Wolvesit, falë golit të Mane. Por stadiumi do të shpërthente më tepër, kur u njoftuan se Manchester City e kishte pësuar të parin ndaj Brightonit. Festë e madhe në “Anifeld Road”, ndërsa disa prej tifozëve të Liverpulit mbajnë veshur fanellën e Brightonit. Gjithsesi kjo festë nuk ka zgjatur për shumë, pasi ekipi i Guardiolës ka përmbysur gjithçka brenda 45 minutave të para falë Agueros dhe Laportes. Nëse rezultatet e këtyre takimeve mbarojnë kështu, atëherë është Manchester City që shpallet kampion. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top