Tifozët e Liverpool mesazh për Salah; “Do të bëhemi musliman për ty”

Muhamed Salah është kthyer në idhullin kryesor për tifozët e Liverpulit. Sulmuesi egjiptian po zhvillon një sezon të përkryer me fanellën e të kuqve duke pushtuar zemrat e gjithë tifozerisë. Këta të fundit nuk kanë ngurau që t’i “përulen” Salah duke i shprehur gadishmërinë e tyre.

Në një video tifozët e Liverpulit i këndojnë sulmuesit me vargje mjaft domethënëse. Tifozët shprehen se do të jenë gjithmonë pas Salah madje do të bëhen muliman e do të shkojnë në xhami bashkë me të. Sulmuesi egjiptian është një praktikues i fesë islame dhe besimtar i devotshëm.

Teksti i plotë i këngës: ” Nëse ai(Allahu) është i mirë për ty është i mirë edhe për mua. Nëse i jep edhe disa gola, do të bëhem edhe unë musliman. Nesë ai është i mirë për ty është edhe për mua. Nëse ai rri në xhami, aty dua të jem dhe unë”.

Armend Pire/ SHQIPËRIA.CH

About the author