You are here
Home > Futboll Bota > Tifozët e Lacios janë për turp, “sulmojnë” edhe Taren: I dashur Igli, a të kujtohet?

Tifozët e Lacios janë për turp, “sulmojnë” edhe Taren: I dashur Igli, a të kujtohet?

Tifozët e Lacios në Itali janë padyshim një nga grupet e tifozerive më pak pozitive dhe të mira, në krahasim me të tjerët. Atje ka një rregull të padrejtë qartësisht të dukshëm edhe përse jo të shkruar: “Kur skuadra është mirë, ta përkrahim. Kur humbet, nisim me sulmet”.

Këto i ka kaluar aq shumë herë mbi shpinë edhe drejtuesi sportiv shqiptar te Lacio, Igli Tare. Ky i fundit është shpallur edhe këtë vit, për të disatën rradhazi, si më i miri i Serisë A. Tare ka një nuhatje fantastike për lojtarët e rinjë dhe të talentuar, por edhe “ringjall” disa të tjerë të konsideruar si të perënduar. Rasti i Imobiles është njëri prej tyre, teksa sulmuesi që më parë kishte rënë në formën e tij dhe dukej pranë perëndimit mes disa dështimeve, tani është kthyer në “makineri” golash.

Të gjitha këto nuk mjaftojnë, tifozët e Lacios kujtojnë vetëm të këqijat. Ashtu si do i prisnin një biletë udhëtimi Tares në shenjë revolte, për t’i prishur të gjithë axhendën vite më parë, edhe këtë herë ka një “çmenduri” të mbështetësve kryeqytetas, brenda një reagimi të pakuptimtë. Legjenda e Shqipërisë ishte shprehur se nuk e kuptonte braktisjen që tifozët i kishin bërë skuadrës, derisa iu shumëzua me zero edhe çdo punë e mirë që kishte bërë.

“I dashur Igli a të kujtohet reagimi i Lotitos kur ai tha se do të luftonte me skuadrat më të forta të veriut? I dashur Igli, a të kujtohet kur ti the se do të luftonim në të treja kompeticionet? I dashur Igli dhe Inzagi, a keni pyetur veten se përse 99% e golave të pësuara vijnë me kundërsulme dhe gabime individuale? I dashur Igli a ke parë ndonjë krosim të saktë nga e djathta nga Luliç? I dashur Igli, lojtarët tuaj i shihni të motivuar apo lodhur sepse luajnë gjithmonë? I dashur Igli ne mund të bëjmë edhe 4 artikuj, por kujtoni vetëm një gjë. Ti the se Lacio meriton respekt pasi stadiumi ishte gjysmë i boshatisur, por kjo është më shumë sesa 14 vitet ku ju nuk na keni respektuar edhe me merkaton e bërë, ku edhe Cervia Ciccio Graziani do të bënte më mirë. Kërkoni rreth 50 emra, nga të cilët 45 janë në formë huazimi. Objektivi ngelet parametri 0 dhe ato janë zbehur për kushtet e caktuara. Tani vazhdoni ende të kërkoni alibi”, ishte reagimi i tifozëve lacial. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top