You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Tifozët e Kardifit këndonin dhe ofendonin, tifozët anglezë kujtojnë vetëm një fjalë: SHQIPËRI!

Tifozët e Kardifit këndonin dhe ofendonin, tifozët anglezë kujtojnë vetëm një fjalë: SHQIPËRI!

Ekipi i Kardifit ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Wolvesit, në takimin e vlefshëm për “Premier League”. Tifozët e skuadrës së Kardifit, që janë uellsianë kanë kënduar gjatë gjithë takimit kore ofenduese kundrejt anglezëve.

Për asnjë minutë të vetme nuk janë ndalur, ndërsa e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e tifozëve anglezë. Sigurisht, vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale pasi në të kundërt situata do të ishte tepër e agravuar dhe do të kishte dalë nga kontrolli.

Të qetë dhe me vetëm një fjalë, anglezët do i mbyllnin gojën kundërshtarëvë të tyre nëpërmjet rrjeteve sociale, që nuk ngurrojnë një asnjë moment për t’i thumbuar: “Shqipëri”. Duke kujtuar në këtë mënyrë, humbjen e papritur që Uellsi mori në “Elbasan Arena”, pavarësisht se ishte favorite kryesore për të fituar takimin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top