You are here
Home > Kombëtarja > Tifozët e duan një Kombëtare, djali i Vokrrit për Shqipërinë dhe Kosovën: Përse ta kemi?

Tifozët e duan një Kombëtare, djali i Vokrrit për Shqipërinë dhe Kosovën: Përse ta kemi?

I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” gjatë ditës së djeshme ku u diskutua edhe për Kombëtaren, ishte djali i i të ndjerit, Fadil Vokrri. Bëhet fjalë për Gramoz Vokrrin që është larguar nga Federata e Kosovës të Futbollit, për shkak të përplasjeve me kryetarin aktual, Ademin.

Një pikë e rëndësishme që është prekur në emision, ishte edhe bashkimi mes Shqipërisë dhe Kosovës. Por nga fjalët e zbardhura nga “Neësport”, përgjigja e Gramoz Vokrrit nuk lë vend për shumë diskutim. “E përse duhet ta bëjmë një gjë të tillë?”.

Më pas është prekur edhe çështja e zgjedhjes së Shaland në krye të Kosovës, ndërsa një arsye e fortë që u pranua, ishte fakti se ka stërvitur shumë lojtarë shqiptarë në Zvicër.

“Pas kualifikuesve të fundit, kishim nevojë për disiplinë. Challandes u zgjodh, sepse ka punuar shumë me grupmoshat e Zvicrës, ku ka shumë shqiptarë. Kjo ishte arsyeja pse e pranuam. Një Kombëtare e Madhe – Pse duhet të kemi?!”, ka thënë Gramoz Vokrri. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top