You are here
Home > Futboll Bota > Tician Tushi debuton me ekipin e parë të Bazelit, Xhaka&CO kujtohen vonë për kampionatin

Tician Tushi debuton me ekipin e parë të Bazelit, Xhaka&CO kujtohen vonë për kampionatin

Bazeli ka fituar me rezultatin 1-2 ndaj Thunit në transfertën e sapo përfunduar, megjithëse vendi i dytë është siguruar prej kohësh dhe skuadra e Koller nuk lufton për ndonjë tjetër objektiv. Young Boysi është shpallur kampion prej kohësh, me një shkëputje të madhe të bërë ndaj ekipit të njohur zviceran.

Por ajo që duhet veçuar këtë herë te Bazeli, është debutimi i sulmuesit Tician Tushi. Ky i fundit shihet si shpresa e madhe e Bazelit për të ardhmen, por edhe e Zvicrës. Futbollisti 18-vjeçar aktivizohet me të rinjtë e helvetëve, me shpresën për të arritur edhe në Kombëtaren e parë.

Në takimin ndaj Thunit është aktivizuar në minutën e 84, ndërsa me të rinjtë ka realizuar shumë herë gjatë këtij sezoni. Taulant Xhaka është aktivizuar si zëvendësues, duke parë edhe rëndësinë e ndeshjes. Ajo që duhet të theksohet është se Bazeli ka kaluar shumë kriza këtë kampionat, ndërsa është kujtuar për të marrë disa fitore rradhazi, atëherë kur kampionati ishte i mbyllur. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top