Thomas Strakosha vazhdon drejt suksesit, përfshihet në listën e 20 lojtarëve më të mirë në Itali…

Statistikat po flasin nga java në javë për gardianin e kombëtares sonë. Këtë herë vlersimi është edhe më real kur vjen pikërisht nga votat e portalit italian “tuttomercatoweb”. 

Ndonëse ndeshja e fundjavës mes Lazios dhe Udinezes nuk u luajt, për Thomas vlersimet nuk mungojnë kurrësesi. Aktualisht për momentin 22-vjeçari është në pozicionin e 19 të listës nga 20 futbollistët më të mirë duke pasur si vlersim notën (6.41). 

Për më tepër Strakosha është portieri më i mirë për momentin në Itali duke lënë pas edhe portierin e talentuar të Milanit,Donnaruma, si dhe veteranin Bufon të “Zonjës së Vjetër”.

Paraqitjet pozitive të njëpasnjëshme janë shpërblyer në këtë mënyrë për Strakoshën duke i siguruar atij në të ardhme më premtuese.

Përgatiti: Armend Pire  – SHQIPËRIA.CH

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply