You are here
Home > Kombëtarja > Tersi me dëmtimet, Abrashi “gradohet” trajner vetëm për një ditë

Tersi me dëmtimet, Abrashi “gradohet” trajner vetëm për një ditë

Mesfushori i Kombëtares Amir Abrashi, ka qenë i pafat këtë sezon, teksa është ndjekur nga dëmtimet. Shtatshkurti mbylli sezonin pas një dëmtimi të përsëritur dhe tani është në fazë rikuperimi.

de biasi abrashi

28-vjeçari po e shfrytëzon këtë kohë për të qenë afër fansave. Pas takimit me fansat duke iu dhuruar autografe, Abrashi, vjen këtë herë me një mision të veçantë. Shqiptari do të jetë për një ditë “trajner” në “Begno Campo”. Abrashi do të jetë një nga yjet e ftuar për të takuar fëmijët e këtij kampi. Futbollisti ka pranuar ftesën, pasi kjo akademi është e ish-lojtarit të njohur nga Kameruni, Patrik Bengondo.

/Panoramasport

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top