Tërhiqet nga futbolli legjenda Andrea Pirlo, historia që mban mbi shpatulla është vërtet e magjishme… 

Plotë 23 vjet e 3 muaj e 19 ditë e kanë shoqëruar Andrea Pirlon përgjatë karrierës së tij futbollistike. Këtë rrugëtim  Pirlo e nisi më 1 Korrik 1994 në ekipet zinxhir të skuadrës së Breshias dhe paralelisht me grupmoshat e kombëtares italiane. Transferimi i parë i Andrea Pirlos do të ishte kalimi nga skuadra e Breshias në Milano te skuadra e Interit. Një transferim që kushtoi vetëm 2 million euro. Tek Inter, Pirlo, nuk do të gjente përshtatjen e nevojshme duke u huazuar pas vetëm një viti tek skuadra e Rexhinës. Nga viti 1999 deri në vitin 2001, Pirlo, do të kryente disa huazime midis Inter, Rexhina dhe Breshias. Karriera e vërtetë për Andrea Pirlon do të niste pikërisht në vitin 2001. Skuadra tjetër e Milanos, Ac.Milan, do e blinte italianin për shumën e konsiderueshme prej 18 milion eurosh. Një yll i ri nisi të shkëlqej mes shumë yjesh në atë periudhë të drejtuar nga presidenti Berluskoni dhe tekniku Ancheloti. Në ekipin e Milanit Pirlo luajti për plot 10 vite. Figura e tij nisi të krijohej aty, arritjet më të mëdha Pirlo i arriti po aty dhe në Milan ai shihej me krenari nga çdo lojtar i ri që bëhej pjesë e skuadrës ndër vite. Pas një aventure të gjatë në familjen kuq e zi, Pirlo do të transferohej për 10 milion euro tek një tjetër gjigant në vitin 2011 siç ishte Juventusi. Aty ku Pirlo do të luante për 4 vjet të tjera me rradhë. Në Torino Pirlo vazhdoi të ruante me fanatizëm shkëlqimin e tij që mbarte mbi shpatulla si dhe duke u bërë shembull dhe mësues “i mirë” për çdokënd që dëshironte të bëhej si ai. Ndërsa karrierën e tij futbollistike, Pirlo do ta mbyllte në kampionatin amerikan me skuadrën e New York City. Nga çdo sportdashës Pirlo do të mbahet mend për teknikën profesionale e të admirueshme që kalonte nëpër këmbët e tij ndeshje pas ndeshje. Një regjizor i vërtetë që jepte shpirtin në fushë pavarsisht se me kë ekip luante. Ky është Andrea Pirlo, legjenda e rradhës që tërhiqet nga futbolli duke lënë pas një karrierë poltë me vlera sportive dhe emocione që nuk do të shuhen kurrë. 

Karriera e Andrea Pirlos

Përgjatë 23 viteve karrier, Pirlo luajti plotë 753 ndeshje. Arriti të shënoi 73 gola, si dhe duke realizuar 86 asiste. E konvertuar në kohë, Pirlon e kemi parë gjithsej në fushë 56.459′ minuta ose afro 6 vjet e 5 muaj. 

Nga këto ndeshje shifrën më të lartë e ka të luajtur me skuadren e Milanit duke arritur 400 paraqitje, mes tyre 80 ndeshje në Uefa Champions League. Mes të tjerash ka arritur të realizoi 41 gola si dhe duke dhënë 38 asistë. Ndërsa si minutazh, Pirlo ka luajtur plot 31.607’minuta me kuq e zinjtë. 

Me skuadrën e Juventusit Pirlo rezgjistroi 164 ndeshje, 19 gola, 38 asistë si dhe 13.989’minuta të luajtura.

Me kombëtaren e Italisë Pirlo arriti në 117 numrin e ndeshjeve  duke shënuar 13 gola, duke dhuruar 23 asistë si dhe duke luajtur plot 9.114′ minuta. 

Titujt e fituar nga Andrea Pirlo

  1. (1) Kupë Bote, Itali 2006
  2. (2) Uefa Champions League, Milan 2002-2003 / 2006-2007 
  3. (6) Kampionate në Itali, Milan 2003-2004 / 2010-2011, Juventus 2011-2012 / 2012-2013 / 2013-2014 / 2014-2015
  4. (2) Kupa Itali, Milan 2002-2003, Juventus 2014-2015
  5. (2) Super Kupa Itali, Juventus 2012-2013 / 2013-2014
  6. (1) Kupë Fifa Word, Milan 2008
  7. (1) Kupë Internacionale, Milan 2007
  8. (2) Super Cup Uefa, Milan 2003-2004 / 2007-2008 
  9. (3) Herë lojtar i vitit, Juventus 2012/2013/2014
  10. (1) Kupë Europian Under-21, Itali 2000

Madhështori, maestro ANDREA PIRLO

Përgatiti: Armend Pire – SHQIPËRIA.CH

About the author