You are here
Home > Kryefaqja > Teorikisht mund të luajë për 3 Kombëtare dhe 1 Përfaqësuese, Sadiki kalon në elitën e Skocisë

Teorikisht mund të luajë për 3 Kombëtare dhe 1 Përfaqësuese, Sadiki kalon në elitën e Skocisë

Mbrojtësi shqiptar i dalë nga akademija e Stoke, Kosovar Sadiki, ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Ai ka arritur të sigurojë provën te ekipi i Greenock Morton, që ndodhet në elitën e futbollit skocez.

Një mundësi e mirë për këtë futbollist që të tregojë gjithë vlerat që mbart. Teorikisht Sadiki mund të luajë për 3 Kombëtare dhe 1 Përfaqësuese. I lindur në Gjermani, ka përfaqësuar të rinjtë e Kanadasë, ndërsa para pak kohësh është shprehur se do të zgjedh Shqipërinë.

Interesimi ka qënë i vazhdueshëm edhe nga Kosova, ndërsa gjiganti i prapavijës(1.95cm) garanton siguri në aspektin e mbrojtjes dhe është për t’u pasur në vëmendje, ndërsa mosha e tij është vetëm 20-vjeçare. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top