You are here
Home > Bundesliga > Tek Bayern nuk i japin siguri, Shabani mund të përfundojë jashtë

Tek Bayern nuk i japin siguri, Shabani mund të përfundojë jashtë

Kampionët e Gjermanisë po përgatiten për ristartimin e kampionatit pas pushimit. Liga e Kombeve i mbylli ndeshjet e saja të para kështu që lojtarët i pret fundjava në kampionat. Në analizën e përgjithshme, në prag të ndeshjes me Leverkusen, Bayern ka dhënë informacione për gjendjen e skuadrës. Kroati Niko Kovac duket se e ka gati formacionin titullar por nga ana tjetër po mendon për të plotësuar skuadrën edhe me lojtarët e gatshëm në stolin e rezervave.

Sipas mediave gjermane bëhet e ditur se të paktën 5 lojtarë janë të dëmtuar ndërsa më poshtë flitet edhe për Meritan Shabanin. Talenti nga Kosova nuk jep siguri duke bërë që emri i tij të jetë ende i diskutueshëm nësë do të thirret apo jo në këtë takim. Shabani nuk raportohet të ketë ndonjë dëmtimi por mbetet nën zgjedhjen taktike të trajnerit i cili kërkon lojtarët që kanë gjendjen dhe formën fizike më të mirë për të arritur në rrezultat. Në këtë mënyrë mesfushorit shqiptar do t’i duhet të pres dhe të stërvitet fort në mënyrë që emri i tij të jetë përherë pjesë e listës së 23 lojtarëve grumbullues./Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top