You are here
Home > Futboll Bota > Te Malaga duan VAR-in pas padrejtësisë me Keidi Baren, trajneri: Unë them ta mbyllim gojën!

Te Malaga duan VAR-in pas padrejtësisë me Keidi Baren, trajneri: Unë them ta mbyllim gojën!

Malaga e mbylli ndeshjen ndaj Las Palmasit në një barazim pa gola. Megjithatë nuk ishte kaq i qetë ky takim i zhvilluar në kampionatin spanjoll.

Keidi Bare u kthye në protagonist brenda pak minutash. Mesfushori shqiptar do të gjente rrjetën menjëherë, por goli i tij do të anullohej për pozicion jashtë loje. Nuk kishte shumë kritika dhe protesta nga ana e stafit teknik të Malagës kundrejt gjyqtarëve të takimit.

Por kulmi do të arrinte në fundin e pjesës së parë. Pas krosimit të Keidi Bares, topi do të përfundonte në rrjetë me gjuajtjen e Adrian. Sapo festa kishte filluar, në mënyrë të çuditshme arbitri e anulloi golin, me pretendimin se krosimi i Bares ishte i gabuar, pasi topi kishte dalë njëherë nga vija e fushës, për të shkuar më pas te Adrian. Vetë autori i golit do të shprehej: “Nuk e di sesi e panë një gjë të tillë”.

Te Malaga kanë kërkuar VAR-in pas këtij episodi të ndodhur, pasi në ligën e dytë të këtij kampionati teknologjia nuk përdoret. Trajneri Muniz nuk kërkon që të merret me arbitrimin e ndeshjes, duke i bërë thirrje të tijëve për qetësi: “Unë them ta mbyllim gojën. Është e lehtë të flasësh për ndeshjen duke e parë atë nga televizori dhe duke i parë aksionet përsëritje. Kjo ishte ndeshje e vështirë, si për ne, ashtu edhe për arbitrat”, do të shprehej Muniz. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top