You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Të huajt vlejnë më shumë se shqiptarët, “sëmundja shekullore” prek edhe Kosovën

Të huajt vlejnë më shumë se shqiptarët, “sëmundja shekullore” prek edhe Kosovën

Një sëmundje shekullore që i prek të gjithat trevat shqiptare, pa bërë asnjë përjashtim këtu, është steriotipi i krijuar se të huajt vlejnë më shumë sesa shqiptarët.

Këtë gjë e shohim në çdo fushë të sportit, nga futbolli e deri te basketbolli. Nëse ka një lojë të ndjekur, me popullaritet e ndjeshmëri, gjithmonë drejtuesit ndjekin disa politika që janë tërësisht të pallogjikshme.

Në futboll e hasim shpeshherë, teksa klubet të ndryshme te Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë, marrin në grupin e tyre të lojtarëve, disa të huaj “enigmatikë”. Askush nuk i njeh, askush nuk di asgjë për ta, por ata thirren në skuadër vetëm për faktin se kanë një shtetësi tjetër nga shqiptarja.

Sepse në këtë mënyrë tifozët mund të mashtrohen më lehtësisht për disa kohë, duke u thënë se investime të mëdha po bëhen, aqsa në skuadër thirren edhe futbollistë me eksperiencë europiane, megjithëse ata mund të jenë një 0 e madhe, që njihen ndoshta vetëm nga familjarët e tyre.

Ky fenomen i shëmtuar ka prekur edhe basketbollin në Kosovë, që ndryshe nga Shqipëria, ka një zhvillim shumë të madh si sport dhe është shumë herë më i ndjekur. Edicioni 2018/2019 do e gjejë këtë sport në Kosovë me më shumë futbollistë të huaj se kurrë më parë. Sipas listës që kanë paraqitur klubet elitare, rreth 29 lojtarë të huaj do të jenë të pranishëm në kampionatin e basketbollit që zhvillohet në Kosovë, por jo të cilësisë së lartë.

Pra situata e përmbledhur në pak fjalë është kjo, megjithëse shumë qesharake, nëse ne ankohemi dhe thërrasim për racizmin që kanë disa primitivë të ballkanit kundër nesh, mos ndoshta po e teprojmë që shkojë aq larg pasi tregohemi vetë racistë ndaj vetvetes dhe nuk duam njerëzit tanë? Pikëpyetja e madhe, kërkon përgjigje… /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top