You are here
Home > Futboll Bota > Të gjithë qeshin me Sarrin, koha më e mirë për cigare është pas…finales së fituar!

Të gjithë qeshin me Sarrin, koha më e mirë për cigare është pas…finales së fituar!

Koha më e mirë për të ndezur një cigare është…pas një finale të fituar! Të paktën për trajnerin e Chelseat, Mauricio Sarri.

Pa asnjë diskutim që askush në botën e futbollit nuk është i varuar kaq shumë sa trajneri i skuadrës që triumfoi në “Europa League” nga cigaret. Madje kur në Angli nuk ia lejuan që ta konsumoj, gjatë ndeshjeve në disa raste italiani mbante bishtin e saj, thjeshtë për të hequr stresin.

Shumë e kritikuan për rezultatet e dobëta në “Premier League”, por finalja e fituar ndaj Arsenalit në kompeticionin europian, i bën të gjithë që të heshtin. Ky është njeriu i cigareve dhe librave, pasi edhe pa këta të fundit nuk mund të bëj. Lojtarët që ishin afër tij kanë nisur nga të qeshurat, kur në përfundim të finales, Sarri ka nxjerrë një puro që e kishte bërë gati për konsumuar me mundësinë e parë që do i jepej. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top