You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Të gjithë pas tij! Shabani di sesi të shmang përgjegjësinë, thjeshtë shkon te…Gjermania!

Të gjithë pas tij! Shabani di sesi të shmang përgjegjësinë, thjeshtë shkon te…Gjermania!

Të gjithë janë pas Meritan Shabanit. Te Bajerni e adhurojnë pjesa më e madhe e tifozëve, megjithëse ndeshjet e tij me ekipin e parë, mund të numërohen lehtësisisht me gishtat e dorës.

Por potenciali dhe aftësia që ky lojtar zotëron, mund të dallohet në fushën e lojës. Flasim për një talent shqiptar, nga ata që nuk e ka një të dytë. Për Meritan Shabanin do të bënin gjithçka që ta kishin pjesë të tyre në skuadër apo përfaqësuese, por jo të gjithë do e kenë këtë fat.

Në kushte të tilla, edhe vetë futbollisti në fjalë di t’i shmang disa përgjegjësi. Sidomos sa i përket Kombëtares, Shqipëria është gati për të pritur trokitjen në derë të Shabanit, por edhe Kosova nga ana tjetër, që ndjen edhe kërcinimin që vjen nga Gjermania.

E megjithatë, talenti i Bajernit gjatë kohës së Kombëtareve, thjeshtë do të bëj të njëjtën zgjedhje, për të shkuar te të rinjtë e Gjermanisë U-20. Këta të fundit do të luajnë ndaj Italisë, ndërsa për Shabanin telenovela mund të vazhdoj si më parë. Seria e fundit? Vështirë të thuhet… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top