You are here
Home > Futboll Bota > Të gjithë pas serbes Mirijana! Berisha dhe 4 lojtarë të Lacios, e kërkojnë shpëtimin në Serbi

Të gjithë pas serbes Mirijana! Berisha dhe 4 lojtarë të Lacios, e kërkojnë shpëtimin në Serbi

Lacio po vuan shumë sa i përket pjesës së rezultatit këto kohë dhe e gjitha kjo, ka ardhur nga gjendja e skuadrës. Skuadra kryeqytetase ka shumë dëmtime dhe lojtarë që nuk janë të gatshëm për të dhënë më të mirën e tyre, për shkak të probleme fizike që ata kanë aktualisht.

E nëse bëhet fjalë për probleme fizike që duhen zgjidhur në kohë rekord, në skenë del “magjistarja” Mirijana Kovacevic. Ajo është një nga më të mirat në botë, nëse bëhet fjalë për shërimin në kohë rekord, nga problemet fizike.

Kjo pasi përdor një metodë krejtësisht të veçantë, që lojtarët nuk e gjejnë nëpër klubet e tyre. Shumë futbollistë të njohur nga Torres, Van Persie, Mascherano e shumë të tjerë, kanë zgjedhur këtë metodë të mrekullisë.

Tashmë janë katër futbollistë të Lacios, Luis Alberto, Valon Berisha, Bastos dhe Durmishi, që e kanë shoqëruar për atdhe mesfushorin Milinkoviç-Saviç. Nuk bëhet fjalë për ndonjë udhëtim, por të gjithë këta lojtarë do të kurohen nga Marijana për problemet e tyre. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top