You are here
Home > Futboll Bota > Të gjithë me rradhë pas sulmuesit të Shqipërisë! Mund të shkojë në Angli

Të gjithë me rradhë pas sulmuesit të Shqipërisë! Mund të shkojë në Angli

Lojtari që luan në elitën e futbollit grek me ekipin e Panionis, Fiorin Durmishaj, është nën radarët e klubit anglez Blekbërnit. Futbollisti është pjesë e ekipit të Shpresave të kuqezinjve, ku në Greqi ka zhvilluar një sezon fantastik me klubin e tij.

Fiorini është vetëm 21 vjeç, dhe në 7 ndeshje ka realizuar dy gola. Nga vendi fqinj, vijnë informacione se sulmuesi shqiptar në ndeshjen e fundit të Panionosit është vëzhguar nga disa skautë të klubit të shquar anglez. Në këtë moment ai është në gjëndjen e tij më të mirë, me një kodicion fizik tepër të pëlqyeshëm. Tjetër arsyeje që n ë favor të lojtarit është edhe mosha e tij e re, teksa është vënë në radarët edhe të klubit korat, Osijekut.

Një mundësi kjo për lojtarin vlonjat, teksa interesimi për të është tepër I lartë dhe mund ta ndihmoje Durmishajn të arrijë më shpejtë tek kuqezinjt e drejtuar nga Panuçi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top