You are here
Home > Bundesliga > Të gjithë flasin për Shabanin, talenti i Bajernit bën protagonistin për tre minuta

Të gjithë flasin për Shabanin, talenti i Bajernit bën protagonistin për tre minuta

Kosovën apo Shqipërinë? Kjo është çështja e shumpërfolur që e kthen Meritan Shabanin në një protagonist të vërtetë në trevat shqiptare.

Megjithatë, e gjitha kjo zhurmë për të, që e ka kthyer në një objekt diskutimi, nuk është e kotë. Talenti i Bajernit gjithmonë ka treguar vlerat e tij në fushën e lojës, pa bërë  shumë dallime nëse luan me ekipin e parë apo të dytë.

Përpara disa kohësh, do të ishte Shabani që do t’i shënonte Mançester Sitit që drejtohet nga Guardiola, në një takim miqësor. Por nëse Bajerni e dërgon për të ndihmuar ekipin e dytë, talenti shqiptar di të përgjigjet lehtësisht edhe aty, pa bërë shumë dallime.

Ekipi i dytë bavarez ka barazuar me rezultatin 2-2 ndaj Askafenburgut, ndërsa Shabanit i janë dashur vetëm 3 minuta për të dhënë një top shumë të bukur nga 15 metra, duke dhënë asistin e golit të parë. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top