You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Te Gjermania mban shiritin e kapitenit, Arbnor Aliu është talenti i harruar i shqiptarëve

Te Gjermania mban shiritin e kapitenit, Arbnor Aliu është talenti i harruar i shqiptarëve

Arbnor Aliu futet mes talenteve më të mëdhenj që ndodhen tek të rinjtë e Shalkes. Flasim për një skuadër gjermane që historikisht ka prodhuar lojtarë për futbollin europian dhe luan në nivelet më të larta.

Jo pak kjo për qendërmbrojtësin shqiptar, që fillimisht e ka nisur me Hanoverin. Në 16 ndeshjet e zhvilluara derimë tani me të rinjtë e Shalkes, Aliu ka arritur të shënojë edhe një gol. Rreth 1.84 metra sa i takon gjatësisë trupore, ndërsa ajo që e dallon këtë futbollist është besimi i madh në ndërhyrje. Nuk e mendon gjatë duelin me kundërshtarin për zotërimin e topit, nga ku del edhe shumë herë i fituar.

Për t’i vendosur vulën vlerësimit të këtij lojtari, ka menduar Gjermania. Tek grupmoshat e “pancerave”, Aliu ka mbajtur prej disa kohësh shiritin e kapitenit. Sigurisht që Federata Shqiptare e Futbollit ka skautët e saj që i monitoron dhe kontakton më nga afër këta futbollitë, që shpeshherë bëjnë zgjedhje të tjera mbi dëshira personale.

Rasti i Aliut është i tillë, ku mund të shpresohet ende për një ndërrim të vendimit, për t’iu bashkuar kuqezinjve në të ardhmen. Ndërsa një kujtesë duhet të bëhet edhe për mediat shqiptare në përgjithësi, që janë të parat për të ironizuar zgjedhjet e talenteve të ndryshëm që i largohen Shqipërisë, por të fundit që marrin informacione mbi potencialin e tyre kur kanë nevojë për mbështetje. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top