You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Të dorëzuar pa kushte, në Maqedoni e pranojnë: Viti i shqiptarëve, gjithçka shkon për ta!

Të dorëzuar pa kushte, në Maqedoni e pranojnë: Viti i shqiptarëve, gjithçka shkon për ta!

Zyrtarisht Shkëndija e Tetovës është ekipi kampion për fazën dimërore. Një sukses që tashmë tek kuqezinjtë është bërë i zakonshëm. Në Maqedoni është vështirë të gjendet kundërshtari për skuadrën shqiptare teksa udhëheq e vetme drejt titullit kampion.

Kur flasim për kundërshtar, ata të Shkëndijes janë vërtët imagjinarë pasi ekipi tetovar dominon në çdo repart sportiv. Plot 5 medalje të arta i janë shtuar muzeut historik të Shkëndijës. Përkatësisht,  ekipi me lojën më të pastër dhe më i mirë për kategorinë e tyre, golashënuesi më i mirë, trajneri më i mirë, futbollisti më i ri më i mirë si dhe trajneri më i mirë për moshat.

Padyshim dominim absolute nga ana e ekipit shqiptar në Maqedoni dhe dorëzim pa kushte nga këta të fundit. Kuqezinjtë shihen si “qiellorë”. Kanë forcën, organizimin, dhe gjithë organikën e duhur për të qenë më të mirët. Një aspekt të tillë e tregojnë vit pas viti në kupat europiane teksa arriti edhe në PlayOff. Në Maqedoni s’ka tjetër, ndërsa një ekip me energji të reja po rritet edhe për në Europë. /Shqiperia.ch/

KF Shkëndija – Ekipi Fair-Play i vitit dhe klubi më i mirë në kategoritë e reja
Besart Ibraimi – Futbollisti dhe golashënuesi më i mirë i vitit
Qatip Osmani – Trajneri më i mirë i vitit
Enis Fazlagiç – Futbollisti më i mirë i ri
Bekim Osmani – Trajneri më i mirë te moshat e reja

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top