You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Të dalë jashtë gare pa filluar, Moldavisë nuk i figuron aspak Shqipëria, Islanda dhe…Turqia!

Të dalë jashtë gare pa filluar, Moldavisë nuk i figuron aspak Shqipëria, Islanda dhe…Turqia!

Francë, Islandë, Turqi, Moldavi dhe Andorra, janë këta kundërshtarët që Shqipëria do të luajë fatin dhe shansin për të qenë sërish pjesë e Europianit.

Në këtë grup H, sigurisht që Franca e bën menjëherë diferencën, duke e mbyllur historinë e kryesimit të grupit. Përsa i përket vendit të dytë, janë tre kundërshtare potencialë, për ta rrëmbyer e për të vazhduar më tej.

Megjithatë, asnjëherë nuk duhen anashkaluar rivalët e lehtë në letër, e për më tepër Shqipëria që nuk e ka luksin për ta bërë një gjë të tillë. Andorra dhe Moldavia mund të hapin probleme, ndërsa çdo pikë e humbur me ta, është një “vetëvrasje”.

Gjithsesi, këta kundërshtarë nuk është se premtojnë shumë me grupin e tyre të lojtarëve, ndërsa Shqipëria nuk duhet t’i mendojë gjatë pikët e plota me ta, nëse kërkon një kualifikim të mundshëm. Trajneri i Moldavisë, menjëherë pas shortit ka folur për këto kualifikuese.

Sikur Shqipëria, Turqia dhe Islanda të mos ekzistonin, Alexandru Spiridon është ndalur gjatë dhe ka folur vetëm për Francën, duke iu gëzuar përballjes me këtë të fundit. “Franca është kundërshtari më i mirë jo vetëm tek ne, por në të gjithë kualifikueset. Ka futbollistë shumë intelegjent dhe trajner të tillë. Deshampi është një nga më të mirët në Europë. Franca ka vërtet shumë yje dhe do të jetë interesante për të parë sesi Moldavi do të konkurrojë me ta.

Do të mundohemi të luajmë ndeshje të mira ndaj ekipit më të mirë në botë. Është e vështirë që ta surprizojmë, megjithatë në futboll ndodhin disa herë të papriturat. Nuk është hera e parë që do të luajmë me ta, ka ndodhur më parë edhe në 1998. Një ndeshje e tillë të jep një kujtim të veçantë. Na kishte munguar diçka e tillë, një mundësi edhe për të rinjtë”, u shpreh Spiridon. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera

Leave a Reply

Top