You are here
Home > Bundesliga > Te Bajerni ka humbur dëshira, Riberi nxehej ulur te reklamat: A do të dorëzohet Kovaç për Shabanin?

Te Bajerni ka humbur dëshira, Riberi nxehej ulur te reklamat: A do të dorëzohet Kovaç për Shabanin?

Tjetër hap fals për skuadrën e Bayern Mynchen teksa ka barazuar ditën e sotme me rezultatin 1-1 kundër skuadrës së Freiburg. Duket se gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet për gjigandët bavarez, teksa e thellojnë akoma  shumë diferencën nga vendi i parë, që mbahet nga Dortmud.

Përpara pak ditësh dy futbollistët baavarez, Riberi dhe Boateng refuzuan për të bërë nxehmjen gjatë takimit me Wolfsburg, javën që shkoi. Situate në kampionët e Bayernit nuk është ashtu siç ishin pritshmëritë, teksa “garda e vjetër” tanimë nuk po funksionon siç duhet dhe rezultatet e shfaqin më mirë këtë gjë. Në sfidën që patën bavarezët në mesjavë kundër ekipit inferior të Rodinghausen, arritën të fitonin ngushtë me rezultatin 2-1, por pavarsisht fitores nuk arritën dot të prodhonin një lojë të mirë.

Mesa duket  numri një i pankinës së Bayernit, Kovaç, duket se nuk i funksionon diçka në lojën e skuadrës së tij. Një zgjidhje për këtë gjë mund të jetë edhe lojtari i ekipit B, shqiptari Neritan Shabani, teksa po shkëlqen në skuadrën e të rinjve të Mynihut. Kujtojmë që diferenca që kanë mes Dortmundit shkon në plot 4 pikë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top