Taulant Xhaka ka një urim të veçantë për skuadrën e tij të Bazelit…

Ekipi zviceran i Bazelit feston sot 124 vjetorin e krijimit si klub futbollistik. Në këtë datë të shënuar Taulant Xhaka nuk haron të urojë skuadrën e tij duke festuar së bashku me ta vitet historike të Bazelit. 


Skuadra e Bazelit ka një histori interesante nga mënyra se si u krijua si ekip. Fillimisht më 12 Nëntor 1893 doli si njoftim në gazetë se do të çelej një ekip futbolli me të njejtin emër. 

Projekti i nisur nga Roland Geldner u finalizua tre ditë më vonë ku 11 djem ishin gati në 15 Nëntor për të qenë lojtarët e parë të Bazelit. Dita kur mbeti zyrtare për të kujtuar krijimin e skuadrës. 

Ndërsa sot Bazeli është një nga skuadrat më të suksesshme në kampionatin zviceran. 

Përgatiti: Armend Pire – SHQIPËRIA.CH

About the author