You are here
Home > Kombëtarja > Taulant Seferi i bën të gjitha në debutim, në fund humbet ndeshjen…e gjithë sezonit për të!

Taulant Seferi i bën të gjitha në debutim, në fund humbet ndeshjen…e gjithë sezonit për të!

Taulant Seferi ka debutuar me Xamax në ditën e sotme në transfertën që përfundoi me rezultatin 2-2 ndaj Thunit. Sulmuesi shqiptar bëri një paraqitje pozitive, deri në minutën e 74, më pas do të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë për të braktisur ndeshjen.

Por nuk është kjo e gjitha, pasi sulmuesi shqiptar ka humbur atë që mund të quhet “ndeshja e sezonit” për të, megjithëse do të jetë vetëm java e dytë ajo e ardhshme. Xamax do të përballet me Young Boysi, kampionin e Zvicrës që zotëron kartonin e Seferit.

Një performancë mbreslënëse dhe golat që mund të vinin në këtë përballje, do e bënin skuadrën në fjalë që ta mendonin më gjatë një huazim tjetër të lojtarit kuqezi në të ardhmen. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top