Taulant Seferi debuton në Zvicër

Debutoi sonte me skuadrën e tij te rre Wohlen FC në Challenge League të Zvicrës Taulant Seferi.

Nuk ishte debutimi që dëshironte kumanovari pasi skuadra e tij u mposht në fushën vendase ndaj Rapperswil 1:2.

Salanovic i dha epërsinë mysafirëve ndërsa Tadic barazoi 1:1, në pjesën e dytë Rapperswil gjeti rrjetën e kundërshtarëve duke marrë 3 pikët e plota nga kjo përballje.

Taulant Seferi u aktivizua për gjatë gjithë takimit ndërsa skuadra e tij gjendet në vendin e fundit në tabelë dhe deri në fund do të luftojë për të
mbijetuar me Wintherthur dhe Wil.

/Shqipëria.ch

About the author