You are here
Home > Kombëtarja > Tashmë vjen edhe zyrtarizimi, Migjen Basha bëhet me skuadër të re

Tashmë vjen edhe zyrtarizimi, Migjen Basha bëhet me skuadër të re

Pas konfirmimit të largimit të Migjen Bashës nga ekipi grek i Aris, ka ardhur tashmë edhe zyrtarizimi i klubit të ri të shqiptarit.

Mesfushori shqiptar, që pak kohë më parë shpalli edhe tërheqjen e tij nga Kombëtarja e Shqipërisë, ka hedhur firmën në kontratë për australianët e Melbourne Victory, ashtu siç edhe u përfol më parë. Këta të fundit i kanë ofruar futbollistit 32 vjeçar një kontratë dy vjeçare, ndërsa trajneri i ekipit australian nuk ka hezituar të shprehë kënaqësinë e tij për këtë afrim të ri, ku ka vlerësuar edhe eksperiencën e madhe të shqiptarit.

“Jam shumë i kënaqur që kemi shtuar një tjetër element me një eksperiencë të tillë në ekipin tonë. Ai ka luajtur në nivele të larta dhe besoj se d të jetë një lider për grupin tonë”, ka thënë Kurz.

Ndërkohë, Basha vjen me një eksperiencë të pasur në Australinë e largët, pasi ka qenë pjesë e shumë skuadrave në të shkuarën e tij, si dhe ka luajtur edhe në një prej kampionateve më të forta si Serie A./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top