You are here
Home > Kombëtarja > Tashmë është pjesë e Serisë A, Empoli planifikon të përdor Veselin për..biznes

Tashmë është pjesë e Serisë A, Empoli planifikon të përdor Veselin për..biznes

Empoli është pjesë e elitës së futbollit italian, pasi në këtë sezon ka arritur të fitojë dhe dominojë gjatë gjithë kohës në Serinë B.

Mbrojtësi i Kombëtares, Veseli ishte një ndër pikat kyçe të Empolit, duke luajtur thuajse në të gjitha takimet në rolin e titullarit. Ai ka rinovuar kontratën deri në vitin 2021 vetëm disa ditë më parë. Megjithatë sipas italianëve, plani i skuadrës italiane me Veselin është mëse i qartë.

Futbollisti i kombëtares shqiptare pritet që të jetë sërish protagonist në elitën e futbollit italian dhe do të përdoret nga Empoli për biznes. Këta të fundit besojnë në aftësitë e shqiptarit dhe do të kërkojnë që ta shesin kartonin e tij sa më tepër në sezonin e ardhshëm. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top