Tare mposht Romën, transferon te Lazio mbrojtësin e Kombëtares

Igli Tare, gjatë merkatos së transferimeve ka arritur disa herë që të dalë fitimtar për talente dhe futbollistë të ndryshëm kur ka qenë një garë mes Romës dhe Lacios.

 Diçka e ngjashme ka ndodhur së fundmi edhe për një mbrojtës të Kombëtares shqiptare.

 Drejtori sportiv i bardhekaltërve ka fituar duelin me Romën për Serxhio Kalajn, mbrojtësin 17- vjeçar të Shqipërisë, i cili ka nënshkruar para disa ditësh me skuadrën e Lacios.

 Një vit më parë, ai ishte futbollist i huazuar nga Roma tek ekipi i Savios, mirëpo gjatë kësaj merkatoje pati hezitim të të dyja klubeve në lidhje me kartonin e mbrojtësit shqiptar.

 Lacio njihet për investimin tek akademia dhe gjatë viteve të fundit, të rinjtë janë shndërruar shpesh në “yje” te skuadra kryeqytetase e Italisë, e cila me fare pak shpenzime ka arritur të përfitojë shumë nga futbollistët e rinj dhe të talentuar.



About the author