You are here
Home > Kryefaqja > Tare hedh sytë nga Empoli, kërkon zvendësuesin ideal të De Vrij

Tare hedh sytë nga Empoli, kërkon zvendësuesin ideal të De Vrij

Largimi i Stefan De Vrij drejt Interit ka lënë pas një boshllëk të madh tek Lazio. Tare nuk është i qetë në repartin e prapavijës, po aq sa edhe Filip Inzaghi. Të kaltrit në ndeshjet e fundit kanë pasur shumë fat në mbrojtje dhe Strakoshën, në të kundër golat do të vërshonin pambarimisht në portën e tyre.

Këtë sezon janë të paktën shtatë skuadra që luftojnë të paktën për podiumin. Lazio kërkon që të ketë një skuadër kompakte dhe përforcimi duhet të nis që nga mbrojtja. Në këto kushte drejtori sportiv i lacialëve ka nisur vështrimet e para për mbrojtësin ideal. Tare e ka gati një emër. Giovanni Di Lorenzo pëlqehet shumë nga tekniku shqipatr.

Mbrojtësi 25 vjeçar është një titullar i padiskutueshëm dhe me minuta të plota në tetë javë kampionat.  Vvlera e tij shkon deri në 1.5 mil euro po Emoli me shumë gjasa do të kërkoj m ë tepër për një mbrojtës që lakomohet nga Lazio. Megjithatë tek të kaltërit Di Lorenzo është çështje e mbyllur në afatin e merkatos së janarit./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top