You are here
Home > Kombëtarja > Tare e quan stadiumin më të mirë në Ballkan, De Biasi: Jam xheloz për Rejan që drejton Shqipërinë

Tare e quan stadiumin më të mirë në Ballkan, De Biasi: Jam xheloz për Rejan që drejton Shqipërinë

Shumë figura të njohura do të vijnë më nga afër për të ndjekur takimin mes Shqipërisë dhe Francës. Mes tyre është Gianni De Biazi që na dërgoi në histori dhe duke u kualifikuar në Europianin e Francës. Teksa komenton për “Top Channel”, xhelozinë që Reja shprehu për stadiumin e ri sa i përket paraardhësve të tij, De Biazi doli në një tjetër përfundim.

“Nuk jam xheloz për stadiumin e ri që do të ketë Reja. Jam xheloz që Reja është trajneri i Shqipërisë dhe unë jo. Mendoj se edhe unë kam kontribuar sadopak që Shqipëria arriti kulmin dhe tani vjen ky stadium. Është normale që të ketë ndryshime në organikën e Kombëtares që nga largimi im. Reja po merr lojtarët më të mirë”, ka thënë De Biazi.

Nga ana tjetër Igli Tare vlerësoi shumë stadiumin “Air Albania”, duke thënë se është më i miri në Ballkan. Gjithashtu pa komentuar nuk është lënë edhe vlerësimi që i është bërë, teksa u nominua për drejtorin sportiv më të mirë në Europë.

“Erdha këtu me shumë dëshirë pastaj kalojmë edhe kohët tona. Është stadiumi më i mirë në Ballkan. E kam parë edhe nga afër, ishte diçka vërtet e bukur. Është krenari dhe që përfaqësojë Shqipërinë teksa jam në garë për drejtorin sportiv më të mirë. Nuk e prisja këtë nominim”, ka thënë Tare.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top