You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Tani PO, Shqipëria mund të ëndërroj! Akademitë tona premtojnë, nuk varemi vetëm nga Europa

Tani PO, Shqipëria mund të ëndërroj! Akademitë tona premtojnë, nuk varemi vetëm nga Europa

Një fëmijë që rritet normalisht me procesin jetësor, gjithmonë ndien një dashuri të madhe për njerëzit e parë që sheh rrotull tij. Asnjëherë nuk i shkon ndërmend të pyes veten për lidhjen e gjakut apo origjinën se prej nga vijnë ata që e rrethojnë, përsa kohë merr mbështetjen e nevojshme prej tyre.

Kjo është edhe historia e rëndomtë që ne në Shqipëri e kemi përjetuar shumë gjatë gjithë viteve. Ka ndikuar aq shumë edhe në futboll, teksa lojtarë të ndryshëm zgjedhin Zvicrën, Gjermaninë apo një shtet tjetër, përpara se të përfaqësojnë atdheun e tyre.

Megjithëse arsyet për t’i gjykuar mund të jenë të shumta, thelbi është i thjeshtë: “Njerëzit e parë që të gjenden pranë, do të jenë gjithmonë ata për të cilët duhet të luftosh”. E konceptuar kështu, Shqipëria duhet të shohë gjithmonë e më tepër nga prodhimi i saj vendas, përpara se të presë prodhimet që vijnë nga jashtë.

Kjo është mënyra më e mirë e suksesit, për një vend si ne, që futbollin e ka gjithmonë e më shumë në rritje. Kohët e lashta kur ekipet e futbollit që merrnin pjesë në kampionatin tonë vuanin për një top apo për veshjet e futbollistëve kanë kaluar, ndërsa gjithë këto komoditete të kohës aktuale, po i përfitojnë të rinjtë.

Aty është edhe i gjithë vështrimi. Për të folur më konkretisht, “EtienFootballAcademi” është një prej akademive kryesore që lufton në këtë drejtim. Megjithëse mund të përfitonte akoma më shumë në anë financiare nëse do të zgjidhte të punonte edhe me fëmijë në moshë mbi 12 vjeçare, nga këtu vjen edhe një leksion për të gjithë shqiptarët.

Në mosha të tilla, kur kalohen 12 apo 13 vitet, një fëmijë mund të ketë probleme të mëdha, të cilat nuk mund të rikuperohen. Prandaj edhe në këtë akademi punohet me mosha më të vogla, për të shtruar një brez të ri që do të jetë edhe e ardhmja e këtij vendi. Gjithashtu stafi teknik i “EtienFootballAcademi” do të nis së shpejti edhe séanca stërvitore individuale.

Iniciativa të tilla janë gjithmonë për t’u mbështetur e lavdëruar, në një koha që bota teknologjike po i mbyll shqiptarët gjithmonë e më tepër brenda katër mureve të shtëpisë. Kafenetë dhe lojërat kompjuterike, kurrsesi nuk mund të japin të njëjtin efekt, me shëndetin e marrë nga ushtrimi i trupit me sportin e përditshëm. Por më e rëndësishmja, nëse fëmija ynë drejtohet gjithmonë e më shumë drejt këtyre akademive, mund të përfitojë më shumë se një familje, ndoshta mund të fitojë edhe e gjithë Shqipëria… /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top