You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Tani nuk mund t’i ndalë më asgjë, Shkëndija shqiptare është pranë “Europa League”

Tani nuk mund t’i ndalë më asgjë, Shkëndija shqiptare është pranë “Europa League”

Shkëndija e Tetovës, është një krenari e madhe e shqiptarëve dhe këtë e ka dëshmuar prej kohësh. Në momentin kur ekipet e trevave shqiptare dalin në Europë, gjithmonë skuadra që e ecën më shumë, është ajo shqiptare në Maqedoni.

Por një fat i keq ka bërë që Shkëndija të digjet disa herë në fazën finale të “Play-Offit” të Europa League, për të mos e prekur dot fazën e fundit. Gjithsesi, këtë herë duket se historia do të ndryshojë. Ekipi shqiptar është në vendin e parë në Maqedoni dhe nuk e ndalë asgjë për të siguruar grupet e “Europa League”.

Sigurisht, ky ekip do të gjendet në fazën eliminatore të “Championsit”, por qëllimi kryesor është avancimi sa më i gjatë në të, që në fund të sigurohen edhe grupet e kompeticionit tjetër europian. “Infosport” raporton se kjo punë do të lehtësohet disi, pasi Shkëndija ndodhet në grupin e favoritëve për raundin e parë të eliminatoreve në “Champions League”.

“Kjo u arritë falë Farencvaroisht që u bë kampion i Hungarisë dhe jo Moldivi, por gjithashtu ndihmoi edhe renditja më e mirë e tetovare se e Nju Sentsit dhe Slovan Bratislavës edhe pse të trija skuadrat posedojnë koeficient 6.000. Shkëndija mund të renditet në pozitën e 17-të në grupën e bartësve dhe si kundërshtarë mund të kenë skuadrat si Kalju, Valur, Linfild, Torshav, duke shmangur kështu ekipet si Bate Borisov, Astana, Makabi Tel Aviv, Sherif, Rosenborg e të tjera. Shorti për raundin e parë eliminator të Çampionsit është me 18 qershor, ndërsa ndeshjet janë paraparë të luhen me 9/19 dhe 16/17 korrik”, shkruan “Infosport”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top