You are here
Home > Futboll Bota > Tallej me Taren dhe më i çmenduri në histori/ Lotito për trajnerin: Na bënte si shkenctar!

Tallej me Taren dhe më i çmenduri në histori/ Lotito për trajnerin: Na bënte si shkenctar!

Në botën e futbollit njihet me nofkën “i çmenduri”, madje me shumë të drejtë. Ky është trajneri Bielsa, me historitë e tij tërësisht të pazakonta që nuk e kanë një të dytë. Në kohët e fundit skandali plasi në Angli, teksa tekniku i Lidsit e pranoi se i spiunonte kundërshtarët e tij me dron.

Por e gjitha kjo nuk është asgjë në krahasim me atë që Bielsa bëri në Itali. Me një zhurmë të madhe erdhi në krye të Lacios, ndërsa drejtuesit i besuan verbërisht. E papritura? U shkarkua pa luajtur as edhe një ndeshje të vetme!

Kjo pasi trajneri në fjalë tallej vazhdimisht me Igli Taren sa i përket lojtarëve që kërkonte në merkato. Të gjithën këtë histori e ka treguar vetë presidenti i Lacios, Lotito: “Isha unë që e shkarkova Bielsan. Kur isha në Francë, Tare më telefononte dhe më tregonte se kishte blerë disa lojtarë që i donte ai trajner. Pas tre minutash, ata lojtarët nuk ishin të mirë mjaftueshëm sa më parë. U riktheva në Itali dhe së bashku me Taren kemi telefonuar Bielsan për të folur rreth situatës. Tare foli me të dhe ai i përgjigj si të ishte shkenctar. Në një moment unë ia mori telefonin Tares dhe i thashë: “Shiko trajner, ti mund të shkosh”. Në atë moment edhe vetë Tare u zbeh disi”, ka thënë Lotito. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top