You are here
Home > Kombëtarja > Talentin e Shqipërisë e frymëzon një sulmues i veçantë: U rrita duke parë Gabiadinin!

Talentin e Shqipërisë e frymëzon një sulmues i veçantë: U rrita duke parë Gabiadinin!

Xhakomo Vrioni është duke u përgatitur për të luajtur në Serie B me skuadrën e re të Citadelës. Golin e parë ka arritur ta shënojë në debutim, por flitej vetëm për një miqësore.

Cili është futbollisti që e frymëzon Xhakomo Vrionin? Bëhet fjalë për një sulmues disi të veçantë, Manolo Gabiadini. Nuk flitet për ndonjë futbollist të jashtëzakonshëm, pasi në gjithë karrierën e tij nuk ka arritur të shënojë më shumë se 8 gola në sezon, ku kulmin e arriti me Napolin.

Por ajo që e frymëzon Vrionin, është mënyra e lojës së italianit dhe historia disi e ngjashme. Ashtu si talenti kuqezi, edhe Gabiadini ka qënë pjesë e Citadelës në të kaluarën, ndërsa tani mbron fanellën e Sampdorias, që zotëron edhe kartonin e futbollistit të Shqipërisë.

“Unë jam gati dhe i bindur se në këtë skuadër mund të rritem. Vij nga një realitet si Sampdoria ku unë jam rritur shumë duke parë te Gabiadini, një sulmues që ka bërë shumë mirë edhe këtu. Duket si një kampionat me shumë konkurrencë dhe nuk mund të pres që të tregoj vlerat me këtë fanellë”, ka thënë Vrioni. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top