You are here
Home > Bundesliga > Talenti shqiptar vlen shumë te Wolfsburgu, i besojnë edhe vendin e kapitenit ndaj Shalkes

Talenti shqiptar vlen shumë te Wolfsburgu, i besojnë edhe vendin e kapitenit ndaj Shalkes

Elvis Rexhbecaj do të dëgjohet akoma më shumë si emër në arenën europiane gjatë kohëve në vazhdim. Futbollisti shqiptar që aktivizohet me Wolfsburgun, ka fituar gjithmonë e më tepër besimin e drejtuesve gjermanë.

Situata ka arritur deri aty, aqsa në një takim delikat si ai ndaj Shalkes që luhet ditën e nesërme, Rexhbecajt do t’i besohet në mesfushë vendi i kapitenit Guilavogui. Ky i fundit është i dëmtuar dhe nuk mund të jetë i gatshëm për takimin e Bundesligës.

Vështrimi është hedhur nga talenti shqiptar që ka gjithë mundësinë, për të fituar akoma më shumë dashurinë e tifozëve. Vetë trajneri i ekipit gjerman është shprehur se po projekton futbollistin shqiptar, për t’i besuar në takimin ndaj Shalkes. Ndërkohë Rexhbecaj ende nuk ka vendosur për Kombëtaren që do të përfaqësojë, megjithëse është shprehur se ëndërron përfaqësimin e Gjermanisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top