You are here
Home > Futboll Bota > Talenti shqiptar te Lacio, flet babai: Si karantinë e ushtrisë! Na u gjenden menjëherë shqiptarët

Talenti shqiptar te Lacio, flet babai: Si karantinë e ushtrisë! Na u gjenden menjëherë shqiptarët

Guri Hana është futbollisti dhe emri i ri që duhet të mbahet mend e shënim, pasi nga ky lojtar pritet shumë në të ardhmen. Ai ka mundur të sigurojë një provë tek ekipi i Lacios, ndërsa aktivizohet me 2 Korrikun.

Talenti shqiptar që luan në qendër të mbrojtjes dhe që garanton me aftësinë e potencialin që zotëron, është gati për të hedhur një hap të madh në karrierë. Ekipi italian i hapi menjëherë derën, për të parë më nga afër futbollistin dhe për të vendosur më pas se çfarë do të ndodh me të. Babai i talentit në fjalë, ka treguar edhe për përshtypjet e para të marra në kryeqytetin italian:

“Guri është futur në qendrën stërvitore të Lacios, që ishte si karantinë e ushtrisë, e rrethuar me gjemba. Sot kishte disa ushtrime të lehta, nesër ia nisim e të enjten ka lojë kontrolluese. Në ekipin e Lacios ishte edhe një shqipe nga Kavaja, që po e ndihmon Gurin të akomodohet. Ishte i lindur në Itali, mirëpo gjuhën shqipe e kishte bilbil. E kishte parë edhe shqiponjën (maskotën e Lacios), që e lëshojnë në ndonjë ndeshje. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top