Talenti shqiptar i Man.City braktis futbollin për arsye shëndetësore…

Quhet Sinan Bytyqi. Djaloshi 22 vjeçar nga Prizreni që disa muaj më parë u detyrua të heq dorë nga ëndrra e tij futbollistike. Ish-mesfushori i skuadrës angleze të Man. City ka bërë publike historinë e tij të dhimbshme për gazetën “Daily Mail”.

Bytyqi tregon se lajmin e hidhur e ka marr vesh nga menaxheri i tij. Gjatë vajtjes për në seancën stërvitore ai kishte hasur menaxherin e vet me nje letër në dorë. Në të ishin analizat e përgjithshme ku konstatohej një problem në zemër i cili do e detyronte të braktiste fushën e gjelbërtë. 

Pep Guardiola kishte vendosur që ta huazonte Sinanin në holland përkrah Rashicës. Gjatë këtij sezoni ai kishte dhuruar paraqitje pozitive me skuadrën e Vitesses. Futbolli profesionist do të kthehej nga një ëndërr në një armik për 22-vjeçarin i cili në këmbim të jetës duhet të hiqte dorë. Me brengën e madhe për të luajtur sa më shumë vite në futboll, Bytyqi shprehet se e ka ruajtur këtë sekret prej muajsh. Pasi sipas tij nuk dëshironte që zhgënjente trajnerin, shokët por mbi të gjitha familjen.

Përballë kësaj vështirësie nuk ka qendruar aspak indiferent skuadra e Man.City dhe drejtuesit e saj. Bytyqi kishte një kontrat deri në vitin 2019 me anglezët. Atij është konfirmuar se konfrata nuk do të prishet dhe se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit.

Ndërsa menaxherët e Man.City i kanë ofruar punë të tjera alternativë djaloshit nga Kosova. Duke filluar nga vëzhgues i lojtarëve të huazuar e deri tek menaxher marketingu i një dyqani sportiv që mund të hapet në stadium. 

Në karrierën e shkurtët futbollistike, Bytyqi luajti gjithsej 108 ndeshje në kategori të ndryshme të futbollit. Nga këto paraqitje ai ka realizuar 20 gola dhe 20 asistë si dhe 8151′ minuta të luajtura.

Përgatiti: Armend Pire  – SHQIPËRIA.CH 

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply