You are here
Home > Kombëtarja > Talenti shqiptar i Hajdukut zgjedh… Kosovën, Vokrri e bind me udhëtim në Kroaci

Talenti shqiptar i Hajdukut zgjedh… Kosovën, Vokrri e bind me udhëtim në Kroaci

Mund të ishte i Shqipërisë, por kështu nuk do të jetë. Po flasim për talentin e Kosovës dhe futbollistin e Hajduk Splitit në Kroaci, Ardian Imsjalin, i cili ka menaxher Enver Raçën, që gjithashtu “zotëron” edhe kartonin e Etrit Berishës.

Ismajli, emër i njohur për mediat dhe i përfolur se pasi ka veshur fanellën e kombëtares U-21 të Kosovës, në ndeshjet kualifikuese të Europianit 2019, duke u paraqitur mjaft mirë dhe lënë mbresa, do të luajë për kombëtaren e madhe të Kosovës.

Lajmi dhe konfirmimi ka ardhur nga vetë lojtari, në prani të presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri, që ka pasur takim në Split, ku ishte i ftuar nga presidenti i Hajdukut.

Ismajli është vetëm 21 vjeç dhe mund luajë në qendër të mbrojtjes, por edhe në të djathtë. Praktikisht, një futbollist polivalent që do t’i bënte shumë punë kuqezinjve të Panuçit, që tashmë dorëzohen dhe do ta shohin me kombëtaren e Kosovës.

Më parë, ai ka luajtur me skuadrën e 2 Korrikut, ashtu si edhe Etrit Berisha dikur, për t’u transferuar në shkurt të vitit 2016 te Hajduku i Splitit, në Kroaci. Sivjet ka luajtur 11 ndeshje me kroatët, ndërsa ka marrë pjesë edhe te ekipi Hajduk “B” tre herë. Me Kosovsn U-21 ka 6 ndeshje dhe si kapiten.

/Sportekspres

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top