You are here
Home > Futboll Bota > Talenti shqiptar i gëzohet momentit, pas 2 orësh vjen…“rrufeja” nga Bajern i Mynihut

Talenti shqiptar i gëzohet momentit, pas 2 orësh vjen…“rrufeja” nga Bajern i Mynihut

Shumë premton Meritan Shabani te Bajerni me cilësitë që djaloshi shqiptar zotëron në vete, e megjithatë trajneri Kovaç asnjëherë nuk i ka dhënë besimin e duhur deri në këto moment. Gjatë kohës që bavarezët drejtoheshin nga Ançeloti, futbollisti shqiptar jo vetëm që grumbullohej me ekipin e parë, por bëri edhe debutimin në fushën e lojës.

Tashmë me trajnerin Kovaç, bavarezët ndodhet në një krizë totale, teksa në 4 ndeshjet e fundit nuk kanë marrë asnjë fitore, me dy barazime dhe po aq humbje. Në kushte të tilla, është përfolur gjerësisht për një largim të mundshëm të trajnerit kroat, ndërsa gjithçka mund të zyrtarizohet pas vetëm dy orësh.

Kështu, në orën 11:00 të ditës së sotme është paralajmëruar konferenca zyrtare rutinë e trajnerit Kovaç, ndërsa si rrallëherë, në orën 12:00 është programuar konferencë edhe nga kryesia e klubit të Bajernit. Herën e fundit që diçka e tillë ndodhte, atëherë do të ndryshohej trajneri, në kohën kur Hejnkes do të largohet nga drejtimi i bavarezëve. Mbetet të shihet nëse historia do të përsëritet, ndërsa janë vetëm pak orë ato që na ndajnë për të mësuar të vërtetën. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top