Talenti “revoltohet” ndaj trajnerit: Zgjodha Shqipërinë që të luaj, Bushi…

Futbollisti kosovar, Valdrin Mustafa, është shprehur tejet i pakënaqur me trajnerin e Shqipërisë U21, Alban Bushi, pasi në dy takimet me Sllovakinë U-21, Bushi zgjodhi që të mos e aktivizonte fare lojtarin që luan në Bundesligën 2 me Kaiserslautern.

valdrin mustafa

Mustafa duket shumë i pakënaqur nga zgjedhja e trajnerit Bushi dhe shqetësohet se mungesa e minutave do të ndikojë edhe në aktivizimin e tij me ekipin gjerman

“U ktheva në Gjermani pa luajtur fare. Nuk jam i lumtur, por kjo do të më ndihmojë shumë për ta zënë vendin në formacion. Për të luajtur e kam zgjedhur Shqipërinë, shpresoj që Bushi (trajneri) do të më jep hapësirë në të ardhmen”, ka thënë Mustafa për IndeksOnline.

Për të gjithë të interesuarit për tu reklamuar në portalin e vetëm ku unfikohen trevat shqiptare, na kontaktoni në Shqipë[email protected]

Leave a Reply