You are here
Home > Kombëtarja > Talenti që la Finlandën për Shqipërinë, Ademi kalon me sukses momentin e vështirë

Talenti që la Finlandën për Shqipërinë, Ademi kalon me sukses momentin e vështirë

Albion Ademi është një prej talenteve shqiptarë me të cilët ne duhet të krenohemi, ndërsa lojtari i Inter Turkut bëri një zgjedhje me shumë guxim dhe krenari. Ky futbollist zgjodhi të linte Finlandën, vetëm për t’iu bashkuar Shqipërisë.

Madje për më tepër është grumbulluar disa kohë më parë edhe në Kombëtaren A, me Panuçin që e mori në kushte emergjence. Gjithsesi ky sulmues premton shumë me të ardhmen e tij, pasi zotëron potencial të madh.

Gjithmonë dashuria për ngjyrat kuqezi ka mbizotëruar te ky lojtar, aqsa e tërhoqën që t’i përfaqësoj ato. “Finlanda më ka afruar shumë vetëm që t’i mos largohesha, por unë e kisha marrë vendimin tim”, do të shprehej Ademi për “Shqiperia.ch”. Tashmë lojtari ka kaluar një moment shumë të vështirë për karrierën e tij, pasi është operuar. Megjithatë gjithçka shkoi me sukses dhe gjatë kohëve në vijim pritet dhe nisja e stërvitjes për Ademin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top