You are here
Home > Kombëtarja U-21 > Talenti i Shkëndijës merr ftesë nga Shqipëria U-21

Talenti i Shkëndijës merr ftesë nga Shqipëria U-21

Sulmuesi i ri i Shkëndijës është ftuar për tu bashkuar me shpresat kuqezi për dy miqësoret me Bjellorusinë më 5 dhe 8 qershor në Elbasan.

Shefit Shefiti grumbullohet nga Shqipëria U21 për dy ndeshjet e rradhës kontrolluese. Në adresë të Shkëndijës ka arritur ftesë zyrtare në të cilën thuhet se seleksionuesi i shpresave kuqezi, Alban Bushi llogarit në shërbimet e sulmuesit të ri të Shkëndijës për miqësoret e qershorit. Shqipëria U21 përballet me shpresat e Bjellorusisë më 5 dhe 8 qershor, ndërsa të dyja takimet luhen në “Elbasan Arena”. Kjo ftesë përveç për futbollistin është mirënjohje edhe për Shkëndijën që krahas ekipit të parë vëmendje të madhe i kushton edhe shkollës me kategoritë e reja.

/kfshkendija

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top